“Tërbohet” Mourinho, ofron 110 mln euro për mbrojtësin e hekurt

Tottenham dëshiron që këtë sezon të fitojë trofe të rëndësishëm. 

Egoja e trajnerit Jose Mourinho është një tjetër motiv që drejtuesit e klubit londinez të ofrojnë në ekip lojtarë të vlefshëm në tregun e transferimeve. Sipas “El Desmarque”, klubi anglez është i vendosur për të transferuar qendërmbrojtësin e Napolit, Kalidou Koulibaly, transmeton OraNews.

Senegalezi është një nga më të mirët në rolin e tij dhe Tottenham ka gati 110 milionë euro për të tunduar presidentin Aurelio De Laurentiis. Edhe pse ende nuk ka konfirmime sa i takon bisedimeve të cilat kanë nisur tashmë, ajo që është e sigurt është fakti që Koulibaly me këtë shifër transferimi do të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në botë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button