Ugandë, 26 persona të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm

Kryqi i Kuq i Ugandës thotë se të paktën 26 njerëz kanë humbur jetën në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshme në pjesë të ndryshme të vendit të Afrikës Lindore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Irene Nakasiita, zëdhënëse e Kryqit të Kuq të Ugandës, të hënën tha se janë konfirmuar 17 viktima nga përmbytjet në qarkun perëndimor Bundibugyo.

Ajo tha se nëntë persona të tjerë kanë vdekur në qarqet malore Sironko dhe Bududa në lindje, ku banorët gjithashtu përballen me rrëshqitje që mund të shkatërrojnë zona të tëra.

Zyrtarët e qeverisë së Ugandës thonë se vazhdojnë kërcënimet nga përmbytjet duke shtuar se janë dërguar ndihma për zonat e prekura. Banorëve u kërkohet të zhvendosen në zona më të sigurta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button