Ish-kandidati për president në RMV, Blerim Reka sot e mbështeti VV-në

Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! dhe kandidati i mundshëm i saj për postin e kryeministrit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, sot në zyrat e partisë priti Blerim Rekën, ish-kandidatin për president në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Temë e diskutimit ishte korrupsioni dhe eurointegrimet e vendeve të Ballkanit, duke diskutuar edhe qëndrimet e faktorit ndërkombëtar ndaj fatit të Kosovës.

Përkujtojmë se sivjet në Maqedoninë e Veriut pati zgjedhje parlamentare, ku kandidati i vetëm shqiptarë ishte Blerim Reka. Ky i fundit gjatë fushatës parazgjedhor pati përkrahje edhe nga udhëheqësit e Vetëvendosjes dhe disa partive tjera në Kosovë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button