Dimitrov: Për herë të parë në jetë, do të padis këtë portal për shpifje në rastin “Reket”

Përveç Zoran Zaevit, Radmilla Shekerinskës e Frosina Remenskës, edhe Ministri i punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov ka paralajëmruar padi ndaj portalit i cili ka përfshirë funksionarët e LSDM-së në rastin “Reket”, transmeton Portalb.mk.

Dimitrov shprehet i bindur se nuk është i përfshirë në rastin “Reket”, duke i llogaritur gënjeshtër shkrimet që pohojnë një gjë të tillë. Përveç kësaj, ai ka paralajmëruar edhe padi ndaj tyre.

“Kërkoj menjëherë ‘Republika’ ta tërheqë gënjeshtrën se jam i përzier në rastin ‘Reket” dhe të më kërkojë falje për insinuatën e neveritshme në tekstin titulli i të cilit nuk ka lidhje me pretendimet brenda. Në të kundërtën, për herë të parë në jetë do të padis. Nuk do të lejoj propaganda të më njollosë në një rast në të cilin unë nuk kam absolutisht kurrfarë lidhje. E kam plotësisht të qartë se statusi im i fundit zgjoi shumë fantazma të cilët dukshëm frikësohen nga njerëz pa njollë krimi në karrierat e tij dhe më e rëndësishmja – njerëz të gatshëm deri në fund të luftojnë për drejtësi”, shkruan Dimitrov në postimin e tij.

LEXO: Shekerinska dhe Remenska paralajmëruan padi për njërin portal në RMV për “Reket”
LEXO: Zaev: Padi për shpifje ndaj gazetarëve që më përfshijnë në “Reket”
LEXO: Shkarkimi e zëvëndësimi i Katica Janevës dhe fati i PSP-së, pas rastit “Reket”
LEXO: Gjykata vendosi 30 ditë paraburgim për Katica Janevën

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button