Juventusi e nisi si kampion sezonin e ri (VIDEO)

Juventusi ka fituar ndeshjen hapëse të Serie A ndaj Parmës me rezultatin e ngushtë 1-0 në Ennio Tardini, transmeton MAPO.

Bardhezinjtë e kanë nisur me tre pikë sezonin e ri, megjithëse pritej një ndeshje më e mirë dhe më shumë gola nga miqtë.Ishte Giorgio Chiellini ai që ka shënuar golin e vetëm të takimit në gjysmën e pjesës së parë. Qendërmbrojtësi ka shënuar për të parën herë në karrierën e tij në ndeshjen hapëse të Serie A.

Ronaldos iu anulua një gol pak minuta më pas teksa portugezi kishte disa mundësi të tjera gjatë ndeshjes. Mbase edhe vapa e madhe ka ndikuar te rendimenti i dy skuadrave, por ajo që ka rëndësi në fund është fitorja dhe Juve e nis sezonin në krye të renditjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button