Mbulimi i vaksinimit me MRP është 99 përqind, u plotësua rekomandimi i OBSH-së

Numri i përgjithshëm i fëmijëve të vaksinuar me vaksinën MRP (fruth, parotiti dhe rubeola) që nga shpërthimi në janar deri më tani është 35.870. Në nivel të qytetit të Shkupit, ka vetëm rreth 300 fëmijë që nuk janë vaksinuar, megjithatë shifrat tregojnë se problemi i vaksinimit është kryesisht i zgjidhur, tha Vlladimir Mikiq nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) për Meta.mk.

“Megjithatë, duhet të theksoj se në periudhën e kaluar, për sa kohë ka pas epidemi nga janarit, kemi pasur 1.892 të sëmurë nga fruthi, që është numri më i lartë në 20 vitet e fundit. Këtë vit kemi pasur popullatë shumë të ndjeshme, përkatësisht fëmijë të pa vaksinuar. Masat që i ndërmorën ishin të frytshme, prindërit filluan t’u përgjigjen thirrjeve tona për vaksinim. Nga 89% para epidemisë, tani është mbi 99%, ndërsa rekomandimi i Organizatës Botërore të Shëndetit është 95%”, ka informuar Mikiq.

Përndryshe, sipas raporteve javore të ISHP-së mbi pacientët e infektuar rishtas, personat me simptoma të fruthit ende raportohen në institucionet shëndetësore. Kështu, në raportin e fundit thuhet se javën e fundit janë regjistruar tre pacientë.

“Sipas vendbanimit rastet e fruthit janë regjistruar në 24 qytete, ndërsa numri më i madh ka qenë në Shkup – 993. Mosha e pacientëve është nga 1 muaj deri në 63 vjeç. Sipas statusit të vaksinës, 80.5% e pacientëve kanë qenë të pa vaksinuar ose me status të panjohur të vaksinimit”, thuhet në raportin e ISHP-së.

Për tu shpallur fund i epidemisë, duhet që dy herë nga 12 ditë të mos ketë të regjistruar asnjë pacient të sëmurë nga fruthi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button