Aleanca për Shqiptarët: Kush është inspektori që shet drogë

Përmes një komunikate, Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka kërkuar informata shtesë nga Oliver Spasovski dhe Agim Nuhiu në lidhje me veturën e inspektorit, në të cilën u gjendën lëndë narkotike, transmeton Portalb.mk.

“Kush është inspektori vetura e të cilët është përdorur për transport dhe shitjen e lëndëve narkotike dhe cilat masa janë ndërmarrë ndaj tij si pjesëtar i MPB-së?”, pyesin nga ASH-ja.

Këto pyetje ASH-ja i bën një javë e më shumë pasi ka ndodhur rasti, ndërsa organet nuk japin sqarime pas kontrollit të MPB-së.

“Dilemat dhe dyshimet tona janë të bazuara në faktin se mungesa e transparencës për rastin në fjalë kanë të bëjnë me presionin politikë nga ana e BDI-së gjithnjë duke u bazuar në informacione jo-zyrtare të plasuara me media se vetura me të cilën është transportuar dhe shitur lëndë narkotike është pronë e një funksionari partiak të BDI-së nga Gostivari”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e ASH-së.

Në fund, ASH kërkon nga ministri Spasovski dhe zv.ministri Nuhiu të deklarohet në lidhje me masat e marra ndaj pjesëtarit të tyre, dhe deri në cilën fazë kanë ardhur rasti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button