Lehtësohet pranimi i diplomave për mjekët, inxhinierët dhe mësuesit në Gjermani

Nga gjithë këto, 7200 diploma të mjekëve u njohën plotësisht ose pjesërisht, si dhe 10400kulifikime për kuadër tjetër mjekësor. Në përqindje të madhe i janë pranuar diplomat edhe inxhinierëve dhe mësuesve.

Gjermania bëri përpjekje të rritë numrin e forcës punëtorë të kualifikuar në sektorët kritik, siç janë mjekësia dhe arsimi-dhe hartoi programe që kanë për qëllim të tërheqin më shumë punëtorë.

Në majën e listës së vendeve që kualifikimet dhe diplomat ju kanë njohur në Gjermani, është Siria me 4800 njohje vitin e kaluar. Në vendin e dytë është Bosnja dhe Hercegovina me 3000 aplikime të pranuar, pastaj Serbia me 2100 dhe Polonia me 2000.

Në vitin 2018 është rritur numri edhe i personave që nga vendet tjera kanë aplikuar që t’ju njihen diplomat. Thuajse 6000 njerëz kanë bërë më herët, për dallim nga 2017 kur ishin 3500. Ministria gjermane për arsim, Anja Karliçek e ka përshëndetur rritjen e numrit të diplomave të pranuar, duke potencuar se kjo i ndihmon ekonomisë.

“Njëkohësisht, ajo e përshpejton integrimin e imigrantëve në punësimet e kualifikuar dhe me këtë e përforcon Gjermaninë si një vend për biznes”, deklaroi Karliçek.

Pranimi i diplomave dhe kualifikimeve është parakushti fillestar për gjetjen e punës në Gjermani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button