Qytetet me kolonat më të gjata të komunikacionit

Kompania TomTom ka publikuar numrin më të ri Traffic Index, i cili mat nivelin e kolonave në komunikacion në 403 qytete të 56 shteteve në botë.

Bllokadat, që krijojnë kolona në komunikacion, dekadën e fundit janë rritur thuajse në 75% e qyteteve në listën e periudhës nga vitit 2017 deri në vitin 2018, ku Mumbai në Indi vitin e kaluar shënoi kolonën më të gjatë të komunikacionit nga gjithë qytetet tjera në botë. Aty udhëtarët kalojnë 65% më shumë kohë të bllokuar në rrjetin e komunkacionit.

Qyteti kryeso I Kolumbisë, Bogota është në vendin e dytë me 63% në komunikacion, derisa qyteti kryesor i Perusë, Lima është në vendin e tretë me 58%. Në vendin e katër është një qytet Indian, Nju Delhi, ku vozitësit patjetër të kalojnë 58% të kohës të bllokuar në rrjetin e komunikacionit.

Qyteti evropian, Moska është me kolonat më të gjata. Aty njerëzit që udhëtojnë më vetura janë të bllokuar në kolona, me një kohë prej 56%, në krahasim se si duhet të jetë në kushte normale.

Në SHBA, Los Angelos ka rrjetin më të dobët, por përsëri koha e qëndrimin në komunikacioni është me 41%. Stambolli, Xhakarta dhe Bangog, gjithashtu kanë problem të mëdha me kolonat, duke shpenzuar 53% të kohës.

Listës së qyteteve me komunikacion të ngarkuar i bashkëngjiten edhe këto qytete të botës: Meksiko Siti (52%), Bukureshti (48%), Saint Peterburg (47%), Kievi (46%), Dublin (45%).

Kolonat kanë ndikim negativ në mjedisin jetësor dhe i shpenzon kohë udhëtarëve. Prandaj, nevoja për një rrjet të komutacionit të liruar dhe zvogëlim të lëshimit të gazrave, është e nevojshme.  Këtë mision vetes i ka vendosur kompania TomTom, që thonë se teknologjinë për zgjidhjen e këtij problemi tashmë e kanë, por i duhet partnerë strategjik, duke përfshirë gjithë kompetentet nga kompanitë për rregullimi e komunikacionit deri të qeveritë, prodhuesit e automobila dhe vozitësit, mbi të gjitha.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button