VMRO-DPMNE akoma vepron sipas statutit të vjetër

Pas ndryshimit të liderit në VMRO-DPMNE, partia filloi procedurë për përpunimin e statutit të ri të partisë, të cilin lideri Hristijan Mickoski njoftoi se do të miratohet më së voni deri në shkurt të vitit të kaluar (2018), por deri më tani (24.06.2019) ky ndryshim nuk ndodhi.

Procesi po zgjat, nuk ka përfunduar, presim që të përfundojë deri në fund të këtij muaji, eventualisht kah mesi i shkurtit (2018). Opinioni do të njoftohet me të gjithë ndryshime statutore, se në cilët pjesë është intervenuar. VMRO-DPMNE në të kaluarën ka qenë pioner i të gjithë inovacioneve që kanë të bëjnë me skenën politike, partia e parë e cila tërësisht hynë në një zgjerim të kapaciteti demokratik të atij dokumenti, deklaroi Mickoski në emisionin “Top Tema”,  në televizionin “Telma” në fillim të vitit të kaluar. 

Menjëherë pas ndryshimeve brendapartiake në VMRO-DPMNE pas humbjes në zgjedhjet lokale, udhëheqësia e re partiake në krye me Hristija Mickoski filloi procesi për ndryshimin e statutit partiak me qëllim, siç komunikuan në fund të vitit 2017, përforcimi i organeve partiake, pavarësisë së tyre dhe demokratizimin e partisë.

Përgjatë kësaj, partia opozitare i thirri të gjithë anëtarët të marrin pjesë në procesin e demokratizimit të statutit dhe të dorëzojnë propozime në Komisionin statutor.

Në fillim të vitit 2018, Mickosku deklaroi se procesi për miratimin e statutit të ri partiak duhej të përfundojë në janar ose më së voni deri në fund të shkurtit të të njëjtit vit, por kjo deklaratë e tij rezultoi e pavërtetë. Përndryshe, siç sqaroi Mickoski, thelbi i këtij procesi është që në strukturat më të ulëta partiake, siç janë këshillet komunale, të zgjidhen në zgjedhje të drejtpërdrejta të pakontestueshme nga anëtarët e partisë.

Megjithatë, në vend të asaj që u premtua, që statuti i ri i VMRO-DPMNE-së të ishte final deri në fund të shkurtit (2018), deri në gusht të vitit (2018) ishe përgatitur vetëm draft-versioni i statutit, për të cilin këshillet komunale kishin pasur disa vërejtje. Më saktë, ato vërejtje kryesisht kanë të bëjnë me disa dispozita të cilat ndalojnë veprimtari të pjesshme, madje edhe shprehjen publike të pikëpamjeve të ndryshme nga politika e deklaruar partiake, përderisa kandidatët për funksione publike duhet të nënshkruajnë edhe deklaratë për dorëheqje të pakushtëzuar në rast të veprimtarive të pavarura nga partia.

Deri më tani (24.06.2019), akoma nuk është përgatitu statuti i ri i partisë opozitare, sipas të cilit duhet të formohen edhe dy trupa partiak – këshilli i kryetarit dhe këshilli i komitetit ekzekutiv.

Në ndërkohë, partia funksionon sipas statutit të vjetër, ndërsa nga partia thonë, që nuk pranuar opinione pozitive për kërë propozim nga partitë simotra në Evropë.

BURIMI: Vertetmates.mk

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button