LAJMI I FUNDIT:

Momenti i rrëzimit të njërit nga dy aeroplanët ushtarakë gjermanë, që u përplasen sot mes vete (Video)

Momenti i rrëzimit të njërit nga dy aeroplanët ushtarakë gjermanë, që u përplasen sot mes vete (Video)

Në internet ka filluar të qarkullojë një video në të cilën shihet momenti kur aeroplan gjerman ushtarak Eurofighter bie në tokë, pasi përplaset në ajër me një aeroplan tjetër të këtij lloji në verilindje të Gjermanisë, raporton Welt.

Forcat Ajrore gjermane kanë konfirmuar se dy aeroplanët e tyre ushtarakë janë rrëzuar pasi ishin përplasur mes vete në verilindje të vendi, kurse pilotët kishin arritur të katapultohen, transmeton Telegrafi.


Përplasja e dy aeroplanëve ushtarakë në Gjermani, njëri pilot humb jetën - tjetri gjendet i gjallë në mal (Foto/Video)
Lexo po ashtu Përplasja e dy aeroplanëve ushtarakë në Gjermani, njëri pilot humb jetën - tjetri gjendet i gjallë në mal (Foto/Video)

Aeroplanët janë përplasur në afërsi të liqenit Miric, rreth 100 kilometra larg Berlinit. Eurofighter po patrullonin së bashku me aeroplanin e tretë, piloti i të cilit kishte raportuar për atë çfarë kishte ndodhur.

Autoritetet gjermane kanë njoftuar se njëri pilot është gjetur i gjallë në një zonë malore, kurse për tjetrin kanë pranuar se ka humbur jetën. /Telegrafi/