Kolona të gjata në kufirin Kosovë – Shqipëri

Kolona të gjata po krijohen në pikëkalimin kufitar në Vërmicë tash e disa ditë, për shkak që Policia e Shqipërisë nuk po e respekton marrëveshjen për kalimin me procedurë të përshpejtuar, transmeton Koha.net.

Kështu duket pika kufitare në Vërmicë në orët e pasdites. E, qytetarët të cilët duan të hynë nga Shqipëria në Kosovë, i duhet të presin radhë të gjata deri mbi një orë.

Pritje të tilla të qytetarëve për të hyrë në Kosovë, ishin edhe pasditen e së dielës.  Këto pritje, qytetarët thonë se po u sjellin shumë telashe.

Por, disa prej tyre thonë se pritjet nuk janë të gjata, pasi që kjo zakonisht ndodh në sezonin e verës.

E, derisa ekipi i Kohavisionit po xhironte kolonën e gjatë të dielën pasdite, policia kufitare liroi veturat që të kalojnë kufirin me procedurë të përshpejtuar.

Derisa kolonat për të hyrë në Kosovë, nga pikëkalimi kufitar në Vërmicë, sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ditëve të fundit kanë zgjatur deri në 5 orë.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, i cili këtë vikend vizitoi këtë pikë kufitare, tha se vështirësi janë në pjesën e kufirit të Shqipërisë, për shkak të infrastrukturës së pamjaftueshme për kalimin e automjeteve e sidomos kamionëve dhe maunave nga Shqipëria në Kosovë.

Nga fillimi i zbatimit të Marrëveshjes e deri në muajin e kaluar, në Pikën e Përbashkët të Kalimit kufitar Vërmicë-Morinë, kanë kaluar mbi 1 milion persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button