Duhet të ketë reforma serioze në administratë dhe zvogëlim të saj

Administrata publike duhet të depolitizohet dhe departizohet që të kemi administratë efikase në shërbim të qytetarëve, sugjerojnë një pjesë e organizatave joqeveritare (OJQ) që e ndjekin realizimin e Strategjisë për reforma në administratën publike, transmeton tv24.mk.

Sipas ekspertëve, në rrugën për në Bashkimin Evropian (BE), shteti duhet të realizojë reforma, përmes të cilave qytetarët mund të ndjejnë ndonjë dobi.

Gjatë tri dekadave administrata është mbushur me kuadër partiak. Ajo është bërë e madhe dhe joefikase. Çdo qeveri u mbështet për reformat, ndërsa vërtet e shfrytëzonin si vend për strehimin e mbështetësve të saj.

Ekspertët moti kohë apelojnë që vendit tonë nuk i duhet aq shumë administratorë. Tash administrata llogaritet një sfidë në rrugën për në BE, si një faktor i rëndësishëm dhe dilemë se kjo qeveri a do të lirohet nga epiteti ‘punësime partiake’.

Ministri Damjan Mançevski  siguroi që Ligji për Shërbimet e Larta Administrative do të sjellë deri në depolitizimin e plotë të sektorit publik.

Së fundi, kryeminsitri Zoran Zaev deklaroi se reformat në administratë patjetër të zbatohen në mënyrë të guximshme dhe dinjitoze, me qëllim që të fitohet administratë për të gjithë qytetarët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button