Timonie: Administrata të profesionalizohet, jo të partizohet

“Maqedonia e Veriut duhet që aktivisht të punojë në reforma thelbësore dhe të përballet sa më shpejtë me korrupsionin i cili është i dukshëm në administratë. Duhet të ketë reforma kualitative dhe jo kuantitative, pra profesionalizim të administratës dhe jo partizim të saj”
Kështu, është shprehur ambasadori i Francës në Shkup, Kristijan Timonie, në konferencën “Çfarë më tej? Reformat në Administratën Publike pas Këshillit Evropian të qershorit”, ngjarje përmbyllëse nga Fondacioni Shoqëri e Hapur Maqedoni dhe Eurothink – Qendra për Strategji Evropiane, transmeton Portalb.mk.

Në konferencë, kanë marrë pjesë funksionarë qeveritarë, ambasadorë, përfaqësues të delegacionit të BE-së, organizata joqeveritare dhe gazetarë, të cilët kanë folur për gjendjen, por edhe mundësitë dhe sfidat në reformat në administratën publike, veçmas pas Këshillit Evropian të qershorit.

“Në periudhën e fundit (2017-2019), nëpërmjet projektit janë arritur rezultate të rëndësishme, si për administratën publike, ashtu edhe për qytetarët dhe shoqërinë civile: organizatat civile i kanë ndërtuar kapacitetet e tyre për kryerjen e vëzhgimit ndaj politikave publike, veçmas në fushën e reformave të administratës publike, ndërkaq është rritur fondi i informatave lidhur me reformat në administratën publike. Njëkohësisht, organizatat civile kanë marrë pjesë në 4 grupe punuese, të cilat e kanë përgatitur Strategjinë për Reforma në Administratën Publike 2018-2022, me çka është kryer ndikim i rëndësishëm në përmbajtjen e saj. Plotësisht, vëzhgimi i vazhdueshëm e ka përshpejtuar dinamikën e zbatimit të saj”, thonë nga FSHHM.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski tha se, nuk duhet dhe nuk ka ndikim në reformat në administratën publike, ndërkaq planet e Ministrisë, Këshilli i qershorit nuk do t’i anulojë.

“MSHIA do të vazhdojë me projektin e digjitalizimit, por edhe me punën Ligjit për Poste të Larta Shtetërore për zgjedhje të udhëheqësisë e cila do të mundësojë që qytetarët të jenë të sigurt se çdokush që do të zgjedhet, të jetë përkatës për atë detyrë dhe të mos jetë politika kriteri kryesor për zgjedhjen e tij”, tha ministri Mançevski.

Kryetarja e Bordit Udhëheqës të Fondacionit Shoqëri e Hapur, Santa Argirova, tha se janë miratuar zgjidhje ligjore dhe strategji, ndërkaq duhet që të zbatohen në mënyrë kualitative.

“Është e pakontestueshme se fillimi i bisedimeve do ta përshpejtonte transformimin, i cili do të bëhet si pjesë e bisedimeve dhe afrimit të ligjvënësit të Maqedonisë së Veriut me atë të Evropës. Megjithatë, reformat para se gjithash i realizojmë për vete, për përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve”, tha Argirova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button