Kryediplomati Italian e ka telefonuar Ramën dhe Bashën: Të shmanget dhuna në 30 qershor

Ministri i jashtëm i Italisë, Enzo Moavero Milanesi ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me kryeministrin Edi Rama dhe kryeopozitarin Lulzim Basha, lidhur me 30 qershorin që mazhoranca e njeh si datë për zgjedhjet lokale, ndërsa opozita dhe Presidenca jo, transmeton Top Channel.

Gjatë telefonatave, Milanesi ka folur për “rëndësinë ekstreme për të siguruar respektin absolut për rregullat themelore të demokracisë dhe sundimit të ligjit.”

Sa i përket zgjedhjeve të diskutueshme të 30 qershorit, ministri italian ka përsëritur se “pavarësisht divergjencës së vlerësimeve në mesin e forcave politike shqiptare, është thelbësore të shmangen të gjitha format e dhunës dhe të shprehin mendimet dhe qëndrimet e tyre përkatëse në një mënyrë të drejtë demokratike.”

Ai kërkoi “siguri dhe korrektësi për procesin elektoral në Shqipëri”, i cili do të monitorohet edhe nga një mision ndërkombëtar që udhëhiqet nga OSBE-ODIHR, ku bëjnë pjesë edhe vëzhgues nga Italia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button