Fillon seanca e jashtëzakonshme për rastin e dëbimit të 6 shtetasve turq

Fillon seanca e jashtëzakonshme për rastin e dëbimit të 6 shtetasve turq

Aktuale June 24, 2019 - 11:45
Lexoni detajet

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku do të shqyrtohet raporti i Komisionit hetimor parlamentar lidhur me rastin e dëbimit të 6 shtetasve turq me datën 26 mars 2018, raporton “Zëri.info”.

Në këtë seancë do të paraqiten të gjeturat e raportit në lidhje me rastin e depërtimit të gjashtë shtetasve turq, për të cilin ishin thirrur për intervistim edhe krerët e shtetit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, edhe pse ishte thirrur për të raportuar, nuk kishte pranuar të intervistohej nga anëtarët e komisionit, pa i dhënë ati informacione në lidhje me ekspertin që është marrë me këtë proces./Zëri