Pse duhet ta ndërroni dyshekun e vjetër me një të ri?

Pse duhet ta ndërroni dyshekun e vjetër me një të ri?

Aktuale June 19, 2019 - 12:06
Lexoni detajet

Ne kalojmë një pjesë të madhe të jetës në gjumë. Prandaj, dysheku në të cilin flemë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shkak të ndikimit që ka në shëndetin tonë të përgjithshëm.

Dysheku juaj mund të jetë arsyeja që zgjoheni nga gjumi të ç’lodhur dhe plot energji, por mund të jetë edhe shkaku i dhimbjeve tuaja të shpinës apo alergjisë që keni. Ju e dini që ka ardhur koha të blini një dyshek të ri bazuar në mënyrën se si ndiheni kur zgjoheni nga gjumi. Kur në dyshek krijohen gropa dhe gunga, dysheku ka humbur formën dhe nuk ofron më mbështetjen e duhur për trupin tuaj.

Kështu ju zgjoheni me dhimbje shpine, mpirje të trupit dhe tendosje të nyjeve, gjë që ndikon në përformancën tuaj në punë, aktivitetet e përditshme apo kujdesin për familjen.

Mirëpo, lodhja nuk është problemi më i madh që mund të keni prej një dysheku të vjetër.

Dyshekët njihen si vendbanimi ideal për bakteriet dhe grimcat e pluhurit në shtëpi. Një dyshek që përdoret për një kohë të gjatë është vatër e shumë alergjenëve të cilët ju shkaktojnë probleme me frymëmarrje. Me kalimin e kohës ju filloni të teshtini dhe të keni kruarje të hundës ose të fytit kur shtriheni të flini. Simptomat e alergjisë ndërpresin gjumin tuaj gjatë natës dhe prishin rregullin e gjumit. Pra, një dyshek i vjetër në shumë mënyra mund të jetë shkaku i mungesës së gjumit për ju. Nga mungesa e gjumit për një periudhë të gjatë ndikohen disa gjendje shëndetësore serioze si: sëmundjet e zemrës, aritmia, infarkti, presioni i lartë i gjakut dhe diabeti.

Gjithashtu, shkak i mungesës së gjumit bëhen edhe lëvizjet e partnerit në shtrat, kur dysheku nuk është mjaftueshëm i fortë dhe deformohet. Sipas Fondacionit Nacional të Gjumit (National Sleep Foundation) në Amerikë, bebet fillojnë të rrotullohen gjatë gjumit që nga muaji i katërt, dhe një person mesatar i rritur lëviz deri në 75 herë gjatë natës. Njerëzit lëvizin për të lehtësuar pikat e presionit dhe për të zvogëluar tendosjen në shpinë dhe nyje që shkaktohet kur qëndrojmë në një pozitë. Këto lëvizje do të ndërprejnë gjumin tuaj duke ju lënë të lodhur në mëngjes. Një dyshek i mirë do të reduktojë lëvizjet tuaja dhe të partnerit duke ju siguruar lehtësim të pikave të presionit në mënyrë që ju të keni gjumë më të thellë.

Duke pasë parasysh këto probleme të gjumit dhe kërkesën për dyshek të rinjë, Comodita Home vjen me ofertën më të mirë për klientët e saj. Ju përfitoni duke sjellë dyshekun e vjetër dhe shpërbleheni me 50€. Kurse dyshekun e ri Comodita Memory e merrni me 50% zbritje.

Dysheku Memory në Comodita Home i ofron mbështetje optimale trupit me anë të shtresës me shkumën Memory dhe mund të jetë zgjidhja e problemeve tuaja të gjumit. Shkuma Memory merr formën e trupit duke u bazuar në presionin dhe nxehtësinë e trupit, duke shpërndarë kështu peshën në mënyrë të njëtrajtshme. Sapo të largohet presioni, shkuma kthehet në formën origjinale.

Kur shtriheni në dyshekun Memory, nxehtësia e trupit tuaj e zbutë atë në pika të caktuara. Kjo siguron mbështetjen sipas formave natyrale të trupit tuaj. Konturimi i plotë i trupit gjithashtu mbështet pjesën e poshtme të shpinës tuaj, duke i lejuar muskujt të relaksohen plotësisht dhe të lirojnë tensionin.

Një veçori tjetër e dyshekut Comodita Memory është se ju nuk do të ndjeni lëvizjet e tjetrit gjatë natës. Në këtë mënyrë gjumi është më i qetë dhe pa ndërprerje.

Ky dyshek do të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve të shpinës duke siguruar mbështetje të plotë trupore dhe duke reduktuar pikat e presionit.

Dysheku Memory ka 26 cm trashësi me shtresa të shkumës poliuretane me dendësi të ndryshme dhe 4 cm shkumë memory, e cila i përshtatet konturave specifike të trupit tuaj. Mbështjellësi i tij përbëhet nga mikrofibrat dhe pambuku që mundësojnë një ambient gjumi të rehatshëm dhe të shëndetshëm. Anësoret AIRMESH mundësojnë ajrosje të dyshekut dhe rregullim të temperaturës.

Përfitoni nga oferta më e re në Comodita Home, duke sjellë çfarëdo dysheku të vjetër për të cilin shpërbleheni me 50€. Ndërsa dyshekun e ri Comodita Memory e merrni me 50% zbritje.

Image