LAJMI I FUNDIT:

“Garë armatimesh”, vendet e BE-së mbi 100 miliardë euro për “aleancën e re të mbrojtjes”

“Garë armatimesh”, vendet e BE-së mbi 100 miliardë euro për “aleancën e re të mbrojtjes”

Gjermania, Franca dhe Spanja nënshkruan të hënën marrëveshjen kornizë për zhvillimin e një sistemi luftarak dhe të mbartjes ajrore, që kap një kosto prej mbi 100 miliardë eurosh.

Gjermania, Franca dhe Spanja hodhën një hap përpara për krijimin e një aleance ushtarake europiane.


Ministrat e Mbrojtjes së këtyre vendeve nënshkruan të hënën marrëveshjen kornizë për zhvillimin e një sistemi luftarak dhe të mbartjes ajrore në aneksin e Ekspozitës Ajrore të Parisit që u çel në Le Bourget.

Presidenti francez Emmanuel Macron bashkoi duart me ministren gjermane Ursula von der Leyen, atë franceze Florence Parly dhe spanjollen Margarita Robles për të nënshkruar marrëveshjen e zhvillimit të Sistemit Luftarak të së Ardhmes (FCAS).

“Është një ditë e madhe për Bashkimin Europian të Mbrojtjes”, tha shefja gjermane e Mbrojtjes Von der Leyen, përcjell oranews.tv.

Sistemi pritet që të jetë funksional rreth vitit 2040, ndërsa mund të krahasohet me armatimet më të reja, që përfshin jo vetëm avionë luftarakë që u shmangen radarëve, por edhe sistem kundërajror, avionë të telekomanduar dhe satelitë.

Ekspertët teknikë parashikojnë se për zhvillimin e këtij sistemi do të duhen rreth 8 miliardë euro, ndërsa prokurimet dhe veprimi i sistemit mund të arrijë në 100 miliardë euro.

Marrëveshja trepalëshe kornizë parashikon organizimin dhe menaxhimin e strukturës së këtij projekti.

Krijimi i Aleancës Ushtarake të BE-së është kundërshtuar nga NATO dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por Brukseli zyrtar thotë se kjo strukturë do të jetë ndihmëse e Aleancës Veri Atlantike.

Në trend Botë

Më shumë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Ku është 'Fito'? Lordi famëkeq i drogës i Ekuadorit, i cili u arratis nga burgu në të cilin jetonte si mbret

Botë
SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

SHBA dërgoi fshehurazi raketa me rreze të gjatë në Ukrainë?

Botë
Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Presidenti kinez shkon në Beograd te aleati i tij Vuçiq në 25-vjetorin e bombardimit të ambasadës kineze nga NATO

Botë
SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

SHBA do të dërgojë ndihma të reja menjëherë në Ukrainë, thotë Biden – madje që në orët e ardhshme

Botë
Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Rusia kërkon të prishë Samitin e Paqes, thotë Zelensky

Botë
Kalo në kategori