Ka ndërruar jetë regjisori dhe politikani Lubisha Georgievski

Regjisori maqedonas, ish diplomat dhe ish kryetari i Kuvendit, Lubisha Georgievski sot ka ndërruar jetë në moshën 81 vjeçare, njofton Portalb.mk.

Georgievski ka lindur në Manastir, ishte regjisor teatri dhe filmi, shkrimtar, teoricien dhe profesor për regji dhe aktrim në Fakultetin e Arteve Dramatike në Shkup.

Si politikan, në vitin 1994 ishte edhe kandidat presidencial i VMRO-DPMNE-së, ndërkaq më pas ambasador në Bullgari (2000-2004) dhe kryetari i Kuvendit nga viti 2006 deri në vitin 2008 nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

Georgievski ishte përkrahës i VMRO-DPMNE-së deri në fund, gjegjësisht ai së fundmi mbajti një fjalim gjatë protestave të lëvizjes “Për Maqedoni të përbashkët”, protestat e të cilës kulminuan me sulmin e organizuar në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.

Georgievski mbahet mend edhe për përdorimin e fjalorit anti-shqiptar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button