Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,882
    Postimet në Bllog
    22

    Shuhet ylli i skenës shqiptare Bujar Lako

    Pëson atak ardiak, ndahet nga jeta aktori i madh shqiptar Bujar Lako. Rolet e paharrueshme që luajti

    Emri:  bujar-lako1.jpg

Shikime: 5354

Madhësia:  18.7 KB
    Emri:  bujar-lako3-1.jpg

Shikime: 8221

Madhësia:  10.4 KB
    Emri:  bujar-lako.jpg

Shikime: 5422

Madhësia:  38.4 KB

    Aktori i njohur shqiptar Bujar Lako është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare, si pasojë e një ataku në zemër. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm rreth orës 8:30.

    Bujar Lako, aktori i mirënjohur shqiptar lindi në Tiranë më vitin 1948.



    Karrierën si aktor ai e filloi në Teatrin Kombëtar pas mbarimit të studimeve në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë, më 1973. Shumë shpejt u bë i njohur nëpërmjet filmave “Në fillim të verës” i G. Erebarës dhe “Përballimi” i V. Gjikës. Pas kësaj ai realizoi një serë figurash në rreth tridhjetë filma midis të cilëve mund të përmendim: “Gjeneral gramafoni” V. Gjika, “Udha e shkronjave” V. Prifti, “Ballë per ballë” K. Çashku, P. Milkani, “Kthimi i ushtrisë se vdekur” dhe “Gurët e shtëpisë sime” Dh. Anagnosti, “Amiko” Cizia Zyke, produksion francez.

    Në teatër ka interpretuar rreth shtatëdhjetë role, midis të cilëve veçojmë: “Vizita e inspektorit” Xh. Pristli, (Dh. Pecani), `Monserati” E. Robles (P. Mani), “Vdekja e një komisioneri” A. Miler (F. Haxhiraj), “Vdekja e Dantonit” Byhner (V. Milçin), “Ditë vere” Mrozhek, (B. Lako), “Ariu” Çehov (S. Duni) etj. Në vitin 1992 interepreton në Teatrin e Kombësive ne Shkup në produksionin “Varrtarët” .

    Në vitin 1975 është nderuar me çmimin e veçantë per filmin “Përballimi”. Në vitin 1979 çmimin e veçantë për filmin “Ballë për ballë”. Në festivalin e filmit të vitit 1979 vlerësohet si aktori me i mirë i festivalit dhe nderohet me kupën e festivalit për rolin e Halit i Beratit në filmin “Gjeneral gramafoni“. Në vitin 1979 është lauruar me çmimin e Republikës së shkallës se parë, për filmat “Gjeneral gramafoni” dhe “Ballë për ballë”. Në vitin 1982 është nderuar me urdhrin “Naim Frashëri” klasi i parë, për interpretim në teatër. Në festivalin e filmit të vitit 1991 është shpallur aktori me i mirë për interpretimin e rolit të gjeneralit në filmin “Kthimi i ushtrisë se vdekur“.

    Në vitin 1985 fitoi titullin “Artist i Merituar” Në vitin 2005 ka marrë “Palmën e artë” si aktori më i mirë i Festivalit në edicionin e 29 “Cairo International Film Festival” me filmin “Megic Eye” të regjisorit Kujtim Çashku. Ky është çmimi më i madh i marrë nga një aktor Shqiptar në një festival të kategorisë A.

    Në vitin 2013 iu dha titulli “Nder i Kombit” nga Presidenti i republikës.

    Balkanweb

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,882
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shuhet ylli i skenës shqiptare Bujar Lako

    Parandjenjat e Lakos: I madh nëse jeton edhe pasi ke vdekur

    TIRANE-Pak ditë para se të vdiste, aktori Bujar Lako ka shkruar mbi jetën dhe vdekjen. Bie në sy një postim ime thenien e aktorit James Dean që Lako e ka publikuar më 2 Dhjetor.

    "Unë mendoj se ka vetëm një formë te madhështisë për njeriun. Në qoftë se një njeri mund të ngushtoje hendekun mes jetës dhe vdekjes. Kjo do të thotë, se ai mund të jetojë edhe pasi ai ka vdekur, atëherë ndoshta ai do te ishte një njeri i madh. Për mua i vetmi sukses, e vetmja madhështi, është pavdekësia "*" James Dean ........ 2016 #bujarlako

    Pak para këtij postimi, ai ka sjellë sekuencë nga filmit, ‘Kthimi i Ushtrisë së Vdekur’. Spikat pjesa ku një kafkë nxirret nga varri dhe më pas zëvëndësohet nga fytyra e Gjeneralit, roli që luhet Bujar Lako.

    Nuk dimë përjetimet e aktorit ditët e fundit se përse ka zgjedhur këto pjesë, nëse ka pasur parandjenja për vdekjen ose jo. Por pak ditë pas frazës dhe videos, zemra e Bujar e Lako pushoi së rrahuri ditën e hënë, 26 Dhjetor.

    Aktori i mirënjohur është përcjellë dje për në banesën e fundit në Sharrë.

    Homazhet disa minutëshe u mbajtën në shtëpinë e tij pranë rrugës “Myslym Shyri” ashtu siç kishte lënë amanetin dhe aktori.

    Ai nuk kish dashur të përcillej nga teatri po nga shtëpia ku u nda nga jeta, të hënën në orën 8:30 të mëngjesit.

    Në varrimin e tij, morën pjesë kolegë, miq e të afërm, e mes të tjerësh edhe kryeministri Edi Rama.

    Emri:  265735_2.jpg

Shikime: 3710

Madhësia:  27.8 KB

    Shqiptarja

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,882
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shuhet ylli i skenës shqiptare Bujar Lako

    Shuhet Bujar Lako,Mevlan Shanaj: Iku Bujo, klithmë nga qielli

    Emri:  265464_m.jpg

Shikime: 3721

Madhësia:  21.4 KB

    TIRANE-Aktori Mevlan Shanaj ka qenë një ndër miqtë e aktorit të famshëm Bujar Lako. Kolegë në film e miq në jetën reale, Shanaj e ka hedhur me dy rreshta dhimbjen pasi mësoi ndarjen nga jeta të Bujar Lakos.

    “Klithme nga qielli nga shpirti, gjithe ajri me merr frymen , ka ikur Bujo!! Lajm i dhimbshem theres qe ne miqte si edhe familja e kemi te pa perballueshem”, shkruan Shanaj ndërsa publikon dhe një foto me mikun e tij.

    Shanaj e Lako kanë luajtur sëbashku shumë role, por më i famshmi ka qenë filmi ‘Ballë për ballë”.

    Shqiptarja

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,882
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shuhet ylli i skenës shqiptare Bujar Lako

    Ndarja nga jeta e Bujar Lakos Rama: Trishtim, si e njoha/VD

    Kryeministri Edi Rama ka ngushëlluar ndarjen nga jeta të aktorit Bujar Lako.

    Përmes një statusi në Facebook, kreu i qeverisë e quan trishtues ndarjen nga jeta, ndërsa tregon dhe si e ka njohur aktorin e madh të skenës shqiptare.

    Rama ka postuar edhe një video me sekuencë nga filmi “Gjeneral Gramafoni”, ku Lako luan një rol protagonisti.

    “Kam qenë sa ky fëmija këtu kur e njoha Bujon... E s'kam si ta besoj dot se nuk do t'i çoj dot më shishen e verës për ditëlindje e s'do ta marr më mesazhin e tij për Vitin e Ri... ÇFARË TRISHTIMI!”, shkruan Rama.

    Shqiptarja

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,882
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shuhet ylli i skenës shqiptare Bujar Lako

    Shfaqja e fundit, Laert Vasili rrëfen pengun e Bujar Lakos



    TIRANË-Shfaqja e fundit e Bujar Lakos ka qenë në veprën e Ismail Kadare të vënë në skenë nga Laert Vasili, “Kush e solli Doruntinën”. Lako luante rolin e kryepeshkopit krah aktores së njohur Margarita Xhepa.

    Regjisori dhe aktori Laert Vasili rrëfeu në një lidhje telefonike në Report TV pengun e fundit të aktorit Bujar Lako, i cili u nda nga jeta mengjesin e sotëm.

    Sipas Vasilit, Lakos i mbeti peng roli i Ali Pashe Tepelenës, për të cilin po bisedonte për ta vënë në jetë. Regjisori e cilësoi Bujar Lakon si patriarkun e skenës dhe ekranit shqiptar.

    Zoti Vasili Përshëndetje. Ju keni bashkëpunuar pak muaj më parë me Lakon për pejsën ‘Kush e solli Doruntinën’. Pse e zgjodhët Bujar Lakon për rolin e kryepeshkopit.

    Ndarja nga jeta e mjeshtrit Bujar Lako është një dhimbje e madhe për skenën e teatrit, kinematografinë shqiptare, miqtë e tij, e shqiptarëve që kanë parë filmat e tij. Kjo është arsyeja që zgjodha Bujar Lakon për rolin e kryepeshkopiut tek ‘Doruntina’, pasi ai ishte patriarku i skenës shqiptare. Ai vazhdon të jetë patriarku i skenës së aktrimit shqiptar.

    Pengu që Bujar Lako pati, që nuk e realizoi dot…

    Një rol që Bujos i mbeti peng ishte roli i Ali Pashë Tepelena. Kemi qenë duke biseduar kohët e fundit për ta vënë në jetë këtë rol. Pengu i madh, është që Bujo u nis për t’u prehur mes engjejve, ne na la pengun më të madh, sepse nuk është mes nesh. Pengu i madh është i joni sepse ai iku i plotë, por boshllëku që na la ne, është dhimbje e madhe, shumë e madhe.

    Emri:  265609.jpg

Shikime: 3493

Madhësia:  30.8 KB

    Emri:  265610.jpg

Shikime: 3576

Madhësia:  42.3 KB
    Ne rolin e kryepeshkopit tek pjesa, 'Kush e solli Doruntinen')

    Emri:  265461_2.jpg

Shikime: 3394

Madhësia:  16.6 KB
    Bujar Lako

    Emri:  265498.jpg

Shikime: 3527

Madhësia:  20.3 KB
    Laert Vasili

    Shqiptarja

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,882
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shuhet ylli i skenës shqiptare Bujar Lako

    Bulku: Peng i Lakos, që lindëm në vend të varfër e komunist



    TIRANE-Aktorja Rajmonda Bulku mes lotësh shprehet se Shqipëria humbi një aktor të rrallë. “Nuk ka më Bujar Lako, nuk ka më aktor si ai. Do i mungojë teatrit, filmit, neve na mungon, artit shqiptar i mungon, ne do vuajmë për këtë mungesë”, thotë Bulku në një telefonatë për Report Tv.

    E pyetur nëse kishte ndonjë peng, Rajmonda Bulku shprehet se shpesh me Bujarin bënin shaka duke hamendësuar sesa të famshëm do të ishin bërë nëse do të kishin lindur në një vend perëndimor.

    “Nuk e di nëse mund të quhet peng, por shpesh bënim shaka e qeshnim kur thoshim, ‘Na ra koka në një vend të varfër dhe komunist, ndryshe do ishte diku tjetër’. Shokohesh kur mëson këtë humbje. E duam Bujarin tonë ne aktorët, e duam të gjithë shqiptarët kudo ku janë”.

    Bulku madje shpreh habi sesi zemra u bë shkak për vdekjen e Bujar Lakos.

    “Bujari ishte ndër ata meshkuj, që as bark nuk vuri kurrë, e kishim zili për fizikun e tij dhe na habiti ky atak kardiak”.

    Shqiptarja

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,882
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shuhet ylli i skenës shqiptare Bujar Lako

    Bujar Lako, më lejo mik të të them 2 fjalë

    Emri:  265638_m.jpg

Shikime: 3472

Madhësia:  37.5 KB

    Ike Bujar Lako, ike mik i shtrenjtë, njeriu i ngrohtë me atë fjalë të butë të zgjedhur dhe të shqiptuar si një jehon që vinte nga hone të brendshme.

    Sa herët u njohëm bashkë, diku në vitet 70-të të shekullit të kaluar, ju luanit një rol dytësor te Prefekti i Besim Lëvonjës dhe vëllai yt Adhurimi shoku im i fëmijërisë na prezantoi, …Skena dhe ekrani do njihnin më pas një artist të përmasave të mëdha.

    Aleksandër Prosi dhe Kadri Rroshi, Sulejman Pitarka dhe Thimi Filipi, Reshat Arbana dhe Tinka Kurti, por edhe aktoria e ndjerë Violeta Dede partneria juaj në shumë filma, do të njihnin forcën dhe madhështinë e artit tuaj.

    Ti mik iu the me artin tënd të interpretimit regjizorëve, 'Ja ku jam'. Dhe Dhimitër Anagnosti, Viktor Gjika, Kujtim Çashku, Muharrem Fejzo etj punuan me ju…Kinematografia fitoi me artin tënd ndoshta aktorin më modern në kinematografinë shqiptare. Portreti i plotë, dialogu, lëvizjet dhe dramaciteti të bënin një aktor më vlera botrore. U habitën me ty mik te Gjeneral Gramafoni, aq sa menduan se ishe klarinetist dhe i thanë Viktor Gjikës, në një festival në Stamboll, se si e bëre dot dhe aktor këtë muzikant…Te filmi “Ball për Ball” ishe një model i ushtarakut, te filmi “Dora e Ngrohtë” interpretuat rolin e një brigandi, te filmi "Udha e Shkronjave," një fshatar që zgjohet një ditë nga ideja e iluminimit, madje edhe të "Syri Magjik" që mori çmim ndërkombëtar në Egjypt (festivali Kairos) si konkurues në një festival të kategorisë së parë iu u nominuat me çmim. Por edhe te filmi "Muaji e Mjaltit"…ju kishit rol kryesor. Në Theatër mik…ishe brilant, tek “Macja në çatinë që përvëlon”, te ‘’Portreti i Dorian Greit”…Eh Bujar, sa e pabesë është vdekja.

    Para dy javësh u pamë tek merrje karburant për makinë këtu pranë ish ekspozitës Shqipëria Sot.

    Mira gruaja juaj e mrekullueshme në makinë buzëqeshte dhe ti ngrite krahun e më përshëndete, me atë zërin tënd të ngrohtë prej baritoni. Sa herë takoheshim pauza para se të flisje dhe balli që ngrihej në valë meditimi si tregues i një pasioni të rrëgjur brenda vetes. Oh sa dhimbje na le me ikjen e beftë. Andej sigurisht Panteoni të prêt. Bekimi Femiu, Kadriu-Parandili i pakët si kandili, Sandër Prosi, Prokop Mima, Drita Pelingu, Agim Qirjaqi, madje dhe Lazri që sapo iku në këtë gji dimri, janë shumë aq shumë sa frigohem se janë më tepër andej se këndej.

    Më lejo mik të them ca fjalë që ndoshta s’ti kam thënë të plota. Të gjithë popujt dhe shkollat kinematografike kanë ikonat e tyre, ne të kishim ty Bujar Lako. Edhe me mënyrën si luaje me kameran, ai lloj hutimi që shpërqëndronte shikimin hedhur për askund, të bënte një mjeshtër, mjeshtër, mjeshtër…atë lloj sjellje me kamerën ia kisha parë vetem Marlon Brandos…Ju e kishit aq organike, aq origjinale dhe aq të natyrshme. Futja në dialogun me partnerin ishte një mjeshtëri e rrallë, ju i bënit dhe të tjerët të ishin të përfshirë, të kuptonin se sa i thellë ishte arti interpretimit, se çdo të thoshte të luaje në një film me Bujar Lakon…

    Prej këtij mëngjesi nuk je më si të gjallët,…por je mes nesh, arti yt të ka bërë të tillë që nuk do harrohesh në gjithëkohësi. Mua do më mungosh…sa herë më thoje ta pimë një kafe të gjatë se dua të flasim…dhe se pimë. Të kërkoj ndjesë, tepër vonë, por mbase do më falësh…

    Sa mirë që u lidhëm së fundmi dhe ne Fb..dhe herë pas herë shkëmbyem mendime dhe kujtime…Ike me paqen mik duke na lën pas misterin…! Nisi të na mari malli…Qofsh i Parasjës! Amin !

    Perparim Kabo
    26 dhjetor 2016
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-01-2017 më 17:27

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,882
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shuhet ylli i skenës shqiptare Bujar Lako

    Bojken Lako flet për herë të parë për humbjen e babait

    Emri:  265613_m.jpg

Shikime: 3612

Madhësia:  9.6 KB

    Bojken Lako, djali i aktorit të madh të filmit dhe teatrit, Bujar Lako që u largua dje nga jeta si pasojë e një infarkti në zemër, ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale pas humbjes së babit.

    Këngëtari i njohur falënderon miqtë të cilët i kanë qëndruar pranë në këto ditë të vështira, ndërsa shpeh dhimbjen për humbjen e njeriut të shtrenjtë.

    “Miq të Bujos, dashamirës , të afërm e shokë”, – shkruan Bojken. “Jemi të prekur pa masë e na keni dhënë mbështetje e emocion të fortë, me ndjeshmërinë që treguat në këto ditë të vështira. Ju falënderojmë shumë. Duam t’ju njoftojmë se ceremonia mortore do të zhvillohet sot në varrezat e Sharrës në Kombinat, duke u nisur nga shtëpia këtu në Myslym Shyri në orën 11:00. Duam t’ju lajmërojmë se ditën e Mërkurë dhe të Enjte ju presim në ambientet e Hotel Mondial në dy orare : paradite 10:00 me 14:00 dhe pasdite 16:00 me 19:00 për ta kujtuar Bujon dhe për t’ju falënderuar nga afër.”

    Postimin e tij, këngëtari e mbyll duke shkruar: “Ju falënderojmë shumë”.

    Shqiptarja
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 02-01-2017 më 17:26

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,882
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Shuhet ylli i skenës shqiptare Bujar Lako

    “Tunxh bir!” Aktori Çun Lajçi poezi për Bujar Lakon

    Emri:  Cun-Lajci.jpg

Shikime: 3646

Madhësia:  36.1 KB

    Aktori i njohur nga Kosova Çun Lajçi i ka kushtuar një poezi, ndarjes së parakohshme nga jeta të artistit dhe mikut të tij Bujar Lako. Një poezi që flet për dhembjen dhe mungesën që do të sjellë kjo humbje jo vetëm miqësisë së tyre, por edhe artit shqiptar. Çun Lajçi është një personazh i njohur i teatrit dhe kinematografisë shqiptare. Një tjetër pasion i tij është dhe poezia. Shpesh ai ka zgjedhur këtë formë për të bërë homazhe ndaj figurave të njohura si ish presidenti i ndjerë i Kosovës Ibrahim Rugova. Por, poezinë ai e sheh edhe si një formë të revoltës ndaj problemeve aktuale në botën shqiptare. Poezia kushtuar aktorit Bujar Lako, titullohet “Tunxh bir“. Frymëzuar nga filmi “Udha e shkronjave” prodhim i vitit 1978, sipas skenarit të Dhimitër Shuteriqit, ky rol është një tjetër arritje në karrierën e Lakos.

    Poezia:

    Tunxh bir

    (Bujar Lakos)
    Mjfatonte ta dija se n’ rrugën Myslim Shuri
    Merrje frymë
    Ti fjala ime tjetër e “moshës së bardhë”

    Mjaftonte t’i kujtoja ditët e largëta
    Të një ëndërre t’acart
    Për Gjeneralin që eshtra mblidhte
    Në natën pis të zezë
    Për t’bërë gjumë qingji unë k’tej atdheut

    Shallvaret frymonin me mustakun tënd
    E artin e shkronjave
    Që udhë bënë e gjurmë lan Shqipërisë

    Emri:  Sander.jpg

Shikime: 3536

Madhësia:  37.3 KB

    Unë sa herë hapa krahun zog u bëra mbi ‘Bllokun’
    N’cicërimë veç sa s’thashë:
    Lako, thuaj Timos e Rikardit, k’tu m’keni
    Erdha t’marr pak art nga shikimi yt i thellë
    E t’bëhëm
    “gramafon” e gisht n’vrimë klarineti

    Lum unë që fjalën për Ty shumëherë e thashë
    Hej, Tunxhin vetun pse ma leni.

    Shqip

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •